Në Turizëm

 

Për vitin 2008 numri total i vizitorëve arriti në 2.7 milion,

duke u klasifikuar kështu si periudha e “bumit turistik”

më të madh që ka njohur Shqipëria. Për këtë periudhë

numri i vizitorëve ka pasur rritje 21% ne krahasim me

2007, me vitin 2006 ka rritje 44 % dhe krahasuar me

2005 rritja është 77%, dhe është 10 herë më i madh se

numri i vizitorëve në vitin 2004.

 

  • Për herë të parë promovohet Turizmi Shqiptar në rrjetet televizive ndërkombëtare, nëpërmjet spotit i cili u shfaq në kanalin prestigjioz CNN.

 

 

 

 

  • Panairi i Turizmit në Berlin dhe Panairi i Turizmit në Londër shënojnë një paraqitje të re dinjitoze të Shqipërisë turistike dhe rrisin mjaft numrin e vizitorëve.

  • Janë hartuar paketat turistike 10 turet e mëdha të102 Shqipërisë dhe 11 itineraret kulturore dhe natyrore në bregdetin e jugut.

Shfaqet spoti rajonal i turizmit shqiptar “Shqipëria,pasioni i ri mesdhetar” në Kosovë dhe Maqedoni.

Prezantohet Albania Guide Turistike 2008 , (mbi 500faqe).

Shfaqet spoti i ri i turizmit Shqiptar në rrjetin televiziv ndërkombëtar EURONEWS transmetuar 100 herë deri më 7 prill, 2009.

  • Publikohet dhe pasurohet faqja zyrtare e turizmit www.albaniantourism.com, me mbi 500 faqe.

  • Realizohet projekti i 40 Haneve: paketa turistike për turizmin malor dhe shtëpitë karakteristike në Theth,Valbonë, Kelmend, Pukë,etj. paketë promovuese për turistet e huaj dhe hartohet e aprovohet vendimi Këshillit të Ministrave për asistencë financiare për banorët e zonave malore që zhvillojnë turizmin malor.Deri në 5 milion lekë mbështet finaciarisht cilido që zotëron një shtëpi karakteristike të tipit malor( të mbiquajtur për efekt tradite han)

  • Përfundon dhe vendoset sinjalistika turistike dhe ajo e trashëgimisë kulturore në pjesën më të madhe të vendit.

  • Hartohet dhe aprovohet ligji i ri për turizmin me 19 aktet nënligjore.