TË FSHEHTAT E KUJTESËS

TË FSHEHTAT E KUJTESËS

 

Në këtë libër shtjellohet një pjesë e mirë e informacionit bazë teorik, që njihet mbi procesin psikik të kujtesës, disa nga provat më të përdorëshme për studimin e nivelit, si dhe disa ushtrime, rekomandime e udhëzime të vlefshme per ta ushtruar e shfrytëzuar atë me efektivitet e kapacitet maksimal. Disa konkluzione e trajtime janë origjinale dhe nisen nga përfundimet e marra nga provat, eksperimentet, vëzhgimet e bëra me nxënës shkollash të pothuaj të gjitha moshave. Një pjesë e mirë e materialit të librit (rreth 40%) mund të përdoret praktikisht nga çdokush në dobi të kujtesës individuale, apo nga mësuesi e prindi në funksion të diagnostikimit e të zhvillimit të kujtesës  së nxënësit e të fëmijës së vet. Për këtë arsye mendojmë se ai mund të hyjë në punë jo vetëm për të shuar kureshtjen, për njohjen sa më të mirë të kujtesës së njeriut, por edhe si një manual teoriko-praktik i kujtesës.

Kësisoj, mendojmë gjithashtu se bibliotekës sonë ende të re e të paplotësuar të librit psikologjik i shtohet edhe një i tillë, kushtuar kujtesës, këtij aparati kaq të domosdoshëm në aktivitetin njohës intelektual të njeriut.