PSIKOLOGJIA E TË MENDUARIT TË FËMIJËS

PSIKOLOGJIA E TË MENDUARIT TË FËMIJËS

 

“Psikologjia e të menduarit të fëmijës” trajton studimin e psikologjisë të të menduarit të fëmijës së moshës së ulët shkollore (6-7, 10-11 vjec), i cili është një problem që lidhet ngushtë me detyrat e sotme imperative për forcimin cilësor të shkollës tonë. Për të zbatuar si duhet këtë detyrë, mësuesit dhe studiuesit e problemve të shkollës duhet të kenë parasysh disa kërkesa:

 

Së pari, të njohin sa më mirë procesin e të menduarit dhe vecoritë tipike që ka ky proces në mosha të ndryshme, si kusht i domosdoshëm për të arritur tek të menduarit krijues, te përvetësimi aktiv i dijeve.

 

Së dyti, krahas kësaj njohjeje të përgjithshme, të njihen sa të jetë e mundur më saktësisht vecoritë e këtij procesi te cdo nxënës i klasës ku zhvillohet mësimi, ose që merret në studim, me qëllim që të krijohet një tablo e qartë për marrëdhëniet e ndersjella ndërmjet veçorive moshore tipike të të menduarit të nxënësve të moshës së ulët shkollore dhe vecorive individuale.

 

Së treti, mbi bazën e plotësimit të dy kërkesave të sipërme, mësuesi nëpërmjet punës të diferencuar, të ndikojë në zhvillimin mendor të secilit nxënës, duke plotësuar mangësitë dhe njëkohësisht, duke nxitur vecoritë e anët pozitive të këtij zhvillimi. Libri ka qëllim të dyfishtë: të ngrejë më lart kulturën psikologjike të mësuesve dhe të lexuesve në përgjithësi dhe të ndihmojë ata në punën e tyre të përditshme me nxënësit e fëmijët e tyre. Lidhur me këtë kanë rëndësi të vecantë njohja e nxënësve në vijimësinë e përditshme te procesit mësimor edukativ, rezultatet e tyre në lëndë të vecanta mësimore, përvoja dhe aftësitë njohëse, vëzhguese e depërtuese të mësuesit, shënimet e hollësishme të tij për çdo nxënës. Mësuesi i ka të gjitha mundësitë qe t’i njohë cilësitë individuale të të menduarit të nxënësit, llojin mbizotërues të këtij të menduari, nivelin e zhvillimit të veprimeve dhe të formave të të menduarit, të përfytyrimeve etj, edhe nëpërmjet përgjigjeve qe japin nxënësit në lëndë të ndryshme mësimore, nëpërmjet vëzhgimit të veprimtarisë së tij gjatë lojës, gjatë komunikimit me shokët e me të rriturit etj. Mendojmë se libri do tu shërbejë dhe hartuesve të programeve e të teksteve të matematikës, të gjuhës etj., të cilëve u jep mundësi të njohin e të kenë parasysh më mirë nivelin e zhvillimit të të menduarit dhe fuqinë përvetësuese të nxënësve të këtyre klasave.