NUK ЁSHTE HEQJE E GJOBЁS 400.000 EURO - ЁSHTЁ KTHIM PЁR RIGJYKIM (ZVARRISJE)!

22/09/2011 15:17

 

Sqarim pёr opinionin publik.
Tё nderuar miq
Dje mё datё 21 shtator, Gjykata e Apelit riktheu, pёr rigjykim njё nga vendimet mё Europiane tё marra ndonjёherё nga Gjykatat Shqiptare, vendimin e Gjykatёs sё Tiranёs sё qershorit 2010 qё dёnonte Televizionin Top Channel me 400.000 Euro gjobё, pёr shkeljen e tё drejtave mё elementare njerёzore. Pas njё zgjatjeje prej rreth 16 muaj, duke mos pasur argumentat dhe duke mos marrё guximin tё hidhte poshtё vendimin e arsyetuar tё trupit gjykues drejtuar nga Agim Bendo, trupi gjykues i Gjykatёs sё Apelit drejtuar nga Flutura Skёnderi,, ktheu pёr rigjykim pa arsyetuar mё shumё se 5 minuta, njё vendim qё Gjykata e Strasburgut,Gjykata Franceze etj., e ka marrё dhjetra herё njёlloj si Agim Bendo, mbi bazёn e precedentёve tё njёjtё.
E gjitha kjo i shёrben vetёm zvarrisjes sё procesit gjyqёsor kundёr Top Channel, pёr ta cuar atё pёr kalendat greke, dhe pёr t'i shpёtuar njё dёnimi qё herёt ose vonё do tё vijё. Ky do tё jetё sikurse vendimi i Gjykatёs sё Shkallёs sё parё tё Tiranёs, vendimi i drejtё pёr njё media dhe pёr njerёz si Filip Cakuli, qё kanё marrё nё qafё jetёn e sa e sa njerёzve. Pra askush nuk ja ka hequr ende gjobёn prej 400000 Top Kanalit, sikurse pretendojnё nё faqe tё parё disa pak media qё mashtrojnё kёsisoj opinionin publik.
Do tё kishte qenё mё e ndershme qё vendimi i trupit gjykues tё drejtuar nga Agim Bendo, tё hidhej poshtё nga Gjykata e Apelit, pra vёrtet t’ja hiqte gjobёn 400.000 Euro Top Channelit, por kjo jo vetёm qё do tё qe e pamundur pёr shkak tё argumentimit tё saktё tё asaj gjykate, por edhe sepse nuk do t'i leverdiste medias kriminale, pasi do tё pёrshpejtonte vajtjen e gjykimit nё Gjykatёn e Strasburgut. Atje ku vendimi nё mёnyrё tё padiskutueshme do tё dёnonte aktin kriminal tё medias nё fjalё.
Ju bёj tё ditur edhe njё herё nё mёnyrёn mё tё qartё qё ёshtё vetёm njё vendim zvarrisjeje procesesh gjyqёsore dhe aspak hedhje poshtё e vendimit tё Gjykatёs sё Shkallёs sё parё, sic mundohen ta paraqesin disa pak media nga mё agresivet e mё antihumanet qё ka njohur ndonjёherё ky vend.
Beteja vazhdon, ndonёse e rikthhyer padrejtёsisht e pa asnjё argument nё Gjykatёn e Shkallёs sё parё. Nuk ёshtё betejё e humbur nga unё, por betejё e humbur e shtyrё e humbёsve pёr tё fituar kohё.
Autorёt e provokimit tё ndyrё karshi meje, pёrgjuesit dhe spiunuesit e sa e sa njerёzve qё nё kohrat e errta tё diktaturёs, nuk kanё fituar asnjё betejё. Ata vecse kanё shtyrё sic ju leverdis, njё vendim qё nuk ka si tё mos jetё kundёr tyre pёr vetё shkeljen e hapur tё tё drejtave mё elementarte tё njeriut.Lexoni mё poshtё origjinalin e  vendimit tё Gjykatёs franceze  nё favor tim pёr tё kuptuar se ku jemi akoma me drejtёsimё e tё drejtat e njeriut.Nё faqen time zyrtare mund tё rilexoni gjithashtu pёrsёri Vendimin e Gjykatёs sё Tiranёs.
Pёrshёndetje dhe respekt
Prof.Dr. Ylli Pango