Menu
- Kush është?
- Libra të botuar
- Foto Galeri
- Intervista
- Libra falas
- Arritjet e MTKRS
- Pseudo-Skandali
- Français
- English
- Blog
- Psikologji- Letersi- Ese - Kujtime
- Videos
Jam lindur në Tiranë, në një familje të thjeshtë nëpunësi. Në vitet e para, kam qenë fëmijë i urtë e i tërhequr. Fillova studimet në klasën e parë të shkollës 11 vjecare “Qemal Stafa”. Aso kohe kjo shkollë realizonte 11 vjet shkollim që përfshinte atë elementar, shtatëvjecar e të mesëm. Pas klasës së parë e deri në klasën e 11 të shkollës së mesme, kam qenë fëmijë i dobët, disi anemik e i ndrojtur. Transformimi nga rosak i shëmtuar në mjellmë, të themi:), ka ndodhur në vitin e fundit të shkollës së mesme. Kam qenë nxënës me rezultate të mira në mësime por me prirje të theksuar në fushën e letërsisë. Kam shkruar që në klasën e parë të fillores poezi, tregime të vogla,humor etj. Të drejtën e studimit që mu dha në 1969 pas mbarimit të maturës, e ndryshova nga letërsi në matematikë pa ndonjë dëshirë të vecantë për këtë të fundit, por vetëm për faktin se ishte hapur dega e Matematikës 5-vjecar.Pozicioni i matematikanit në ndonjë qendër shkencore a industriale në qytet, më dukej shumë më joshës se ai i mësuesit të letërsisë në ndonjë fshat të largët. Ishte koha kur luftohej për një vend në qytet dhe puna e jetesa në fshat gllabëronte vite të tëra të rinisë e periudhës më produktive të jetës. Arrita të fitoj të drejtën e vazhdimit të studimeve në degën e matematikës 5-vjecare, pas vitit të tretë, si rrjedhojë e rezultateve shumë të mira në provimet e viteve të para. Pas mbarimit me rezultate shumë të mira të fakultetit, punova një vit si matematikan në Byronë e Projektimit të Pyjeve në Tiranë (1974-1975) dhe më pas për shkak biografie u transferova në Lushnjë si mësues i matematikës nga viti 1975-1979. Në vitin 1980-1981 punova përsëri si mësues e drejtor shkolle në fshatin e thellë malor Vrap të Tiranës. Nga viti 1981-1982 kreva kursin e psikologjisë e pedagogjisë pranë Universitetit të Tiranës. U riktheva sërish në Vrap e më pas në Mullet të Tiranës si mësues e drejtor i shkollës tetëvjecare. © 2011-2013 Tё Gjitha tё Drejtat e Rezervuara.